Lajmet

Planifikim buxhetor në kërkesa minimaliste

12 shtator 2017

Komuna e Prizrenit në kuadër të procesit për planifikimin e buxhetit për vitin 2018 përkatësisht të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2010, nga data 9 gusht deri me 23 gusht 2017 ka mbajtur gjithsejtë 17 dëgjime publike me qytetarët në lokalitete të ndryshme në qytet dhe fshatra. EC Ma Ndryshe i ka monitoruar të gjitha këto takime si dhe debatin në Kuvendin e Komunës lidhur me propozim buxhetin për vitin e ardhshëm dhe bazuar në këto vrojtime paraqet disa vërejtje lidhur me procesin në fjalë.     


Në 17 dëgjimet publike të Komunës së Prizrenit pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët. Pjesëmarrja e komunitetit të grave, të rinjve dhe të moshuarve ka qenë edhe më e ulët, derisa Personat me Aftësi të Kufizuara pothuajse në asnjë takim nuk kanë qenë prezent. Ndërsa fakti që në takimin në shkollën “Motrat Qiriazi” (i cili është organizuar për lagjet “Kurillë”, “Ralin” dhe “Bazhdarhane”, që bashkë kanë dhjetëra mijëra banorë) kanë qenë prezentë më pak se dhjetë qytetarë tregon më së miri për nivelin e seriozitetit të komunës kur bëhet fjalë për përfshirjen e qytetarëve në planifikimin buxhetor dhe vendimmarrje. Lexo komunikatën.