Lajmet

Realizohet performanca “MOS E PREK! - trashëgimi kulturore!

19 dhjetor 2017

Degradimi i trashëgimisë kulturore në Prizren edhe në vitin 2017 ka vazhduar që të jetë dukuri shqetësuese. Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kultore por edhe shtytjes së institucioneve qeveritare e të drejtësisë për veprim në drejtim të zbatimit të ligjit, EC Ma Ndryshe të martën ka organizuar performancën e titulluar  “MOS E PREK! - trashëgimi kulturore!". 

Në kuadër të performansës janë vendosur afishe te ndërtesat e trashëgimisë kulturore që janë nën mbrojtje të ligjit dhe atyre që janë pjesë e fushës së konservimit arkitekturor të Qendrës Historike të Prizrenit me njoftimin se ndalohet demolimi apo cdo intervenim në këto ndërtesa pa pëlqimin e autoriteteve përgjegjëse si dhe përshkruhen sanksionet që i parasheh legjislacioni. Gjej komunikatën.