Lajmet

Politikat publike duhet të kalojnë nëpër filtrin e komunitetit

20 dhjetor 2017

EC Ma Ndryshe ka organizuar konferencën vjetore “Qytetet Gjithëpërfshirëse”, në kuadër të cilës është theksuar nevoja e përfshirjes së komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave publike të nivelit lokal dhe qendror. Në këtë konferencë është prezantuar puna njëvjeçare e EC-it në drejtim të mobilizimit të komunitetit për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, me një theks të veçantë edhe në mbajtjen e presionit publik mbi institucionet lidhur me degradimin në Qendrën Historike, me ç’rast është kërkuar koordinim më i mirë institucional për veprim në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Drejtori ekzekutivi i EC-it, Edon Mullafetahu ka theksuar se puna njëvjeçare e organizatës në kuadër të projektit “Qytetet Gjithëpërfshirëse” është zhvilluar në drejtim të mobilizimit të komunitetit për adresimin e problemeve te institucionet dhe gjetjen zgjidhjeve të përbashkëta. Ai ka thënë se ka hapësirë për përmirësimin të bashkëpunimit me Komunën, sidomos në fushën e gjithëpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies, planifikimin urban dhe trashëgimisë kulturore. Sipas tij çdo projekt komunal e qeveritar duhet të kalojë filtrin e komunitetit. Lexo komunikatën.