Lajmet

Realizohet një nga iniciativat e ShAU

15 maj 2018

Pas përfundimit të Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, EC ka filluar ciklin e realizimit të iniciativave qytetare të ideuara nga pjesëmarrësit e shkollës. Ndër iniciativat e dalura nga të rinjtë pjesëmarrës ishte dizajnimi i hapësirave gjelbëruese në Shoqatën e Down Syndrome Kosova, dega në Prizren. Më shumë lulë, më shumë gjelbërim dhe elemente përcjellëse dekorative janë shtuar në oborrin e kësaj qendre, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë e prekur me sindromën Down të kenë mundësi të kalojnë më shumë kohë kualitative në hapësirën publike të dedikuar për ta. Realizimi i këtij intervenimi është bërë me pjesëmarrjen e anëtarëve të vet shoqatës dhe pjesëmarrësve tw Shkollës së Aktivizmit Urban.

Gjatë muajve në vijim do të vazhdohet me realizimin intevenimeve të tjera të dizajnuara në kuadër të ShAU. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktivë dhe social.