Lajmet

Komuna e Prizrenit jep leje për rrënimin e ndërtesës së trashëgimisë

05 korrik 2018

Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën "Adem Jashari" (nr. i ngastrës 804-0) në Prizren, është rrënuar në tërësi. Kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, si institucion kompetent i trashëgimisë, nuk ka dhënë pëlqim për një veprim të tillë.

Me datë 22 shkurt 2018, DUPH (Komuna e Prizrenit), pas aplikimit të investitorit të ndërtesës në rrugën "Adem Jashari" (nr. i ngastrës 804-0), i drejtohet QRTK-së në Prizren me kërkesë për dhënie të pëlqimit për ndërtimin e objektit të banimit me lokal afarist. Në bazë të informatave zyrtare të marra nga QRTK në Prizren, ky autoritet në fillim të këtij viti kishte refuzuar kërkesën e investitorit për ndërtim të objektit të ri në këtë parcelë. Gjej reagimin.