Lajmet

Qytetarët e Gjakovës kërkojnë korsi për biçikleta

06 korrik 2018

Qytetarët dhe çiklistët e Gjakovës bashkë me EC-in kanë realizuar punëtorinë “Korsi për biçikleta”. Bazuar në kërkesën e këtyre qytetarëve dhe me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë të personave që vozisin biçikleta nëpër rrugët e qytetit, EC ka mbajtur këtë aktivitet ku pjesëmarrësve i'u është dhënë mundësia që t’i shfaqin propozimet sipas nevojave të tyre për aplikimin e korsive të biçikletave nëpër Gjakovë. Vizionimi që do të prodhohet në kuadër të kësaj punëtorie do të shërbejë si shtytës për fuqizimin e thirrjes për më shumë vëmendje dhe kujdes në krijimin e shtigjeve për biçikleta, pasi që edhe ky komunitet duhet t'a gëzojë të drejtën që të lëvizë lirshëm dhe në mënyrë të sigurtë në trafik.

Kjo punëtori është organizuar në bashkëpunim me KVLR Gjakovë dhe grupin e çiklistëve "Gjakova 137", në kuadër të projektit "Qytetet Gjithëpërfshirëse" - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, përkrahur nga Qeveria e Suedisë.