Projektet

Aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës

Projekti synon të kontribuojë në zbutjen e niveleve të përjashtimit social të të rinjve në zonat rurale duke rritur mundësitë e angazhimit të tyre në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm dhe aktivitete jashtë kurrikulare. Përfituesit kryesorë të projektit janë të rinjtë (vajza dhe djem) në zonat rurale të Kosovës të përkatësive të ndryshme etnike.

Objektivat

  • Mbi 150 të rinj dhe të reja të zonave rurale të aftësuar dhe bartës ose pjesë e nismave të aktivizmit në nivel të komunitetit ku ata jetojnë,
  • Mbi 50 nisma të aktivizmit në zona rurale kanë përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit përmes adresimit të nevojave specifike të banorëve,
  • Mijëra të rinj të angazhuar në realizimin e nismave të aktivizmit dhe qindra prej tyre pjesë e grupeve të reja të komunitetit (ose grupeve ekzistuese),
  • Mbi 20 grupe të reja të komunitetit të themeluara dhe mbi 20 grupe ekzsituese të komunitetit të përkrahura për t’i shërbyer më mirë komunitetit,
  • Mundësi të rritura për angazhim të të rinjve në zonat rurale në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm, aktivitete jashtë kurrikulare,
  • Dialog i përmirësuar (dhe i strukturuar) mes grupeve të komunitetit dhe vendimmarrësve për adresim më efektiv të nevojave të komunitetit,
  • Partneritete të zhvilluara mes grupeve të komunitetit në zona të ndryshme rurale kanë adresuar çështje të ndieshme sociale dhe kulturore, përfshi barazinë gjinore dhe pajtimin mes popujve (bashkëjetesën).