Publikimet

Gjendja fizike e monumenteve dhe sfidat e menaxhimit të TK në Prizren nëntor, 2017Gjendja fizike e monumenteve dhe sfidat e menaxhimit të TK në Prizren. Të përshkruara janë detaje të ndryshme bashkë me fotografitë e objekteve, gjeoreferencat, statusin ligjor, periudhën e ndërtimit, statusi pronësor, potencialin e asetit për zhvillim.
Përgjegjësitë e autoriteteve komunale në planifikim urbannëntor, 2017Përgjegjësitë e nivelit lokal në planifikim hapësinor
Urbanizmi i mbyllur i Prizrenittetor, 2017Ky raport është përgaditur në kuadër të projektit "Transparenca e Planifikimit Hapësinor në Prizren" i cili synon hapjen e dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit, për të përmbushur obligimet e Kartës për Hapjen e të Dhënave, dhe rritur nivelin e llogaridhënies publike në këtë sektor.
Shkarko[ALB]
Kontributi i EC-it për Raportin e KE-së për Kosovëntetor, 2017Zhvillimet përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2016 dhe gjysmës së parë të vitit 2017 tregojnë se mbrojtja dhe menaxhimi i duhur i trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën mbetet një sfidë mjaft serioze. Në këtë raport i gjeni detajet e hollësishme rreth gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore.
Shkarko[ALB][ENG]
Numri i tetë i buletinit tetor, 2017Gjykata Themelore e Prizrenit vazhdon me publikimin e rregullt të buletinit "Gjykatë e Hapur" duke shfaqur transparencën e punës së këtij institucioni. Ky dokument ka filluar të publikohet si rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore në Prizren dhe EC Ma Ndryshe, punë të cilën tashmë ekipi i kësaj gjykate po vazhdon ta bëjë në baza të rregullta kohore.
Shkarko[ALB]
Gruaja dhe hapësirat publikeshtator, 2017Ky vizionim është produkt i grupit joformal të grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit ''FEMaktiv" në bashkëpunim me OJQ "EC Ma Ndryshe".
Shkarko[ALB]
Numri i shtatë i buletinit "Gjykatë e Hapur"maj, 2017Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e shtatë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Janar-Prill 2017. Buletini është një dritare e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.
Shkarko[ALB][SRB]
Shkolla për të gjithëmars, 2017Edhe pse e drejta për vijim të shkollimit ështe e siguruar me Ligjin për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës, personat me aftësi të kufizuara rezultojnë ta kenë pothuajse të pamundur vijimin e shkollimit elementar. Eshte ky ligj që promovon nje sistem arsimor jo-diskriminues në te cilin respektohet e drejta e secilit person për mundësi shkollimi. Madje sipas po këtij ligji, institucionet shkollore kanë për detyrë promovimin e politikave gjithëperfshirese për integrimin e personave me dobësi dhe aftësi të kufizuar në sistemin arsimor. Gjithëpërfshirja është poashtu njëra ndër pritoritetet e Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.
Planifikim urban për qytetarët 5shkurt, 2017Kjo analizë e shkurtër mëton t’i paraqesë shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prizrenit në lidhje me çështjet e planifikimit urban dhe menaxhimin e qytetit në përgjithësi. Analiza e prezantuar këtu është e pesta me radhë që realizohet brenda një periudhe katër (4) vjeçare në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”.
Shkarko[ALB]
PRIZRENI - Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAKjanar, 2017Personat me Aftësi të Kufizuar në Kosovë në përgjithësi dhe në Prizren në veçanti përballen me diskriminimin shumëdimensional në baza ditore. Sfidat në qasjen në objekte e transport publik, shëndetësi, arsim, punësim, etj. Për këtë komunitet paraqesin pengesë në drejtim të gëzimit të drejtave të garantuara kushtetuese e ligjore, gjë që bën që PAK-të të mos gëzojnë as mundësi të barabarta si pjesëtarët tjerë të shoqërisë.
Shkarko[ALB]