Platforma Urbane e Prizrenit

Projekti synon nxitjen dhe përkrahjen e qeverisë lokale të Prizrenit për të zhvilluar një qasje të strukturuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm urban, që do të jetë në përputhje me Agjendën Urbane për BE-në. Përmes këtij projekti, EC synon të avokojë ndaj autoriteteve publike për inicimin e një platforme të strukturuar të planifikimit urban dhe zhvillimor të qytetit. Çështjet e planifikimit urban, përveç obligime ligjore, përbëjnë edhe një pjesë të rëndësishme të zotimeve të institucioneve të shtetit (me fokus komunat) për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian, qoftë si përafrim legjislacioni qoftë si praktika të mia të qeverisjes.

Objektivat

  • Inicimin e ndërtimit të platformës urbane që do të strukturojë gjithë informacionin e planifikimit urban dhe zhvillimor të qytetit,
  • Përkthimin e çështjeve të identifikuara (në dy sektorët përkatës) në propozime dhe alternativa të politikave për qeverinë lokale,
  • Mobilizimin e potencialeve institucionale, profesionale dhe të shoqërisë civile për një platformë të qeverisjes urbane në përputhje me standardet e Agjendës Urbane për BE-në.

Rrjetëzimi