Lajmet

Ligjëratë mbi mbrojtjen e ambientit në Mamushë

29 tetor 2019

Është mbajtur ligjeratë me temën “Çevre ile ilgili sunum” (ligjëratë në lidhje me ambientin) që është organizuar në bashkëpunim me KVRL në Mamushë së bashku me nxënësit e shkollës fillore \"Anadolu\" në mbështetje të EC-it. Duke qenë se EC-i ka bashkëpunim të mirë me KVRL kanë ardhur me idenë për të mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese në lidhje me ambientin. Në këtë ligjëratë kanë qenë prezent nxënësit e shkollës fillore \"Anadolu\" të grupmoshave të ndryshme para të cilëve ligjëruesi ka prezantuar shkaktarët e ndotjes së ambientit si dhe mënyrat se si të kujdesemi për një ambient më të përshtatshëm. Pas prezantimit nxënësit kanë shprehur ide të ndryshme ku jemi dakorduar që aktivitetin e radhës ta zhvillojmë duke bërë një aksion pastrimi dhe duke shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijesuese për ruajtjen e ambientit.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).