Urban Platform for Prizren
Projekti synon nxitjen dhe përkrahjen e qeverisë lokale të Prizrenit
për të zhvilluar një qasje të strukturuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm
urban, që do të jetë në përputhje me Agjendën Urbane për BE-në. Përmes
këtij projekti, EC synon të avokojë ndaj autoriteteve publike për
inicimin e një platforme të strukturuar të planifikimit urban dhe
zhvillimor të qytetit. Çështjet e planifikimit urban, përveç obligime
ligjore, përbëjnë edhe një pjesë të rëndësishme të zotimeve të
institucioneve të shtetit (me fokus komunat) për përmbushjen e
standardeve të Bashkimit Evropian, qoftë si përafrim legjislacioni qoftë
si praktika të mia të qeverisjes.
Objektivat
- Inicimin e ndërtimit të platformës urbane që do të strukturojë gjithë informacionin e planifikimit urban dhe zhvillimor të qytetit,
- Përkthimin e çështjeve të identifikuara (në dy sektorët përkatës) në propozime dhe alternativa të politikave për qeverinë lokale,
- Mobilizimin e potencialeve institucionale, profesionale dhe të
shoqërisë civile për një platformë të qeverisjes urbane në përputhje me
standardet e Agjendës Urbane për BE-në.