EC Ma Ndryshe reagon pas dorëheqjes së drejtoreshës së DPMS-së

Zotimi i lidershipit komunal të Prizrenit për integritet, duke iu përmbajtur etikës dhe standardeve profesionale si dhe veprimit sipas parimeve demokratike dhe legjislacionit në fuqi, gjatë javës së shkuar është vënë në pikëpyetje nga ana e drejtoreshës së DPMS-së me rastin e dorëheqjes së saj nga kjo pozitë, ku ajo ka pretenduar se është ballafaquar me presion dhe kërcënim.

Kryetari i Komunës i ka kundërshtuar këto pretendime, ku njëkohësisht ka shprehur qëndrimin se ish-drejtoresha ka treguar mungesë të profesionalizimit, përkatësisht paaftësi në menaxhimin dhe organizmin e punëve në DPMS, bashkë me mungesën e aftësive të mira komunikuese, menaxhim jo të mirë të kohës dhe sjellje jo-bashkëpunuese me kolegët dhe kabinetin e Kryetarit.

EC Ma Ndryshe duke marrë për bazë edhe reagimet e mëhershme, ku ka pretendime për veprime që nuk përkojnë me etikën dhe standardet profesionale të zyrtarëve komunalë, konsideron se ndodhitë e tilla kanë efekt negativ sa i përket besimit të qytetarëve në institucione.

Prandaj në përputhje me deklaratën e integritetit në Planin Komunal të Integritetit 2022-2026, EC-i i bën thirrje lidershipit komunal që integritetin dhe etikën ta jetësojë në praktikë si shtylla kryesore të sistemit të menaxhimit komunal.

Rrjetëzimi