Projektet

Thellim i dijes europiane në planifikim dhe zhvillim urban

Projekti synon të mobilizojë resurset ekzituese në Kosovë për të avokuar për politikat më të mira të planifikimit dhe zhvillim urban përmes: prodhimit dhe thellimit të dijeve europiane mbi planifikimin dhe zhvillimin urban, avokimit për një platformë të strukturuar urbane për Prizrenin dhe kontributit të shkruar për raportin e KE-së për Kosovës. Të gjitha këto forma të veprimit do t’i përmbahen temës së planifikimit dhe zhvillimit urban, brenda të cilit trashëgimia kulturore (dhe planifikimit i intergruar) do të ketë vëmendje të posaçme. Projekti synon nxitjen dhe përkrahjen e qeverisë lokale të Prizrenit për të zhvilluar një qasje të strukturuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm urban, që do të jetë në përputhje me Agjendën Urbane për BE-në. Përmes këtij projekti, EC synon të avokojë ndaj autoriteteve publike për një platforme të strukturuar të planifikimit urban dhe zhvillimor të qytetit.

 

Objektivat

  • Krijimin e platformës ndër sektorale (profesionale dhe e politikave publike) për të thelluar dhe përkthyer dijen europiane në praktikat e qeverisjes lokale në Prizren,
  • Përkthimin e çështjeve të identifikuara (planifikim urban) në propozime dhe alternativa të politikave për qeverinë lokale,
  • Mobilizimin e potencialeve institucionale, profesionale dhe të shoqërisë civile për një platformë të qeverisjes urbane në përputhje me standardet e Agjendës Urbane për BE-në,
  • Kanalizimin e dijes të prodhuar mbi planifikimin dhe zhvillimin urban në Kosovë në raportin e Komisionit Evropian për shtetin.
  • Të promovojë një debat publik mbi konceptin dhe praktikat e të drejtës mbi qytetin nëpërmjet medias.