Projektet

Rikthimi i qytetit

Projekti është një angazhim i EC-it në promovimin e hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse, të qasshme, të gjelbra, të qëndrueshme dhe cilësore në Prizren, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në: rrugë, trotuare, korsi çiklizmi, sheshe, zona ujore, kopshte dhe parqe. Këto janë fusha shumë-funksionale për ndërveprim dhe gjithëpërfshirje, shëndet dhe mirëqenie, shkëmbim ekonomik dhe kulturor midis një diversiteti të gjerë njerëzish dhe kulturave që janë të dizajnuara dhe të menaxhuara për të siguruar zhvillimin njerëzor dhe për të ndërtuar shoqëri paqësore, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Në thelb, është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit për të fituar dhe gëzuar plotësisht të drejtën e tyre mbi qytetin (dhe të drejtat e njeriut) nëpërmjet aktivizmit dhe mobilizimit për të nxitur reformën demokratike të planifikimit urban në Prizren.

Objektivat:

  • Të mundësojë platforma për edukim, mobilizim dhe aktivizëm, përmes të cilave grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit do të ndikojnë në proceset institucionale të planifikimit të qytetit dhe do të përpiqen për të drejtën e tyre mbi qytetin.
  • Të nxisë reformën e politikave përmes një iniciative qytetare për Kartën e Drejtës mbi Qytetin që do të përshpejtonte demokratizimin e qeverisjes urbane dhe planifikimit të qytetit.