Qytetet Gjithëpërfshirëse

Projekti bazohet në përvojën e mëparshme të EC  në promovimin dhe aplikimin e metodologjisë gjithëpërfshirëse  të planifikimit urban në Prizren nëpërmjet projektit "Qyteti gjithëpërfshirës" dhe vazhdon në vitin vijues si “Qytetet Gjithëpërfshirëse”, duke aplikuar një metodologji të re të punës, shtrirje më të madhe gjeografike dhe bashkëpunim të ri gjithëpërfshirës me qeverinë lokale të Prizrenit duke ofruar ndihmë në zhvillimin e politikave dhe angazhimin e komunitetit në projektet komunale. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vazhdojë të zgjerojë metodologjinë e planifikimit urban pjesëmarrës në disa komuna të Kosovës. Zgjerimi i projektit do të vazhdojë me thellimin e mëtejshëm të aktiviteteve në Prizren (si në zonën urbane ashtu edhe në fshatrat).


Objektivat:

  • Objektivi i ndërmjetëm 1 - Të nxisë dialogun e strukturuar me komunat e synuara dhe të iniciojë ndryshime në politikat në planifikimin urban,
  • Objektivi i ndërmjetëm 2 - Të krijohen dhe fuqizohen grupet e reja të veprimit të komunitetit në Prizren dhe komunat tjera të synuara
  • Objektivi i ndërmjetëm 3 - Të iniciojë shqyrtimet kombëtare të legjislacionit në planifikimin urban pjesëmarrës


Rrjetëzimi