Kontrastet e Prizrenit - Jon Bilibani

‘’Kontrastet e Prizrenit’’ është një videotregim i dy kontrasteve të cilat bashkëdyzohen në tërësinë urbane të Prizrenit, të bukurës dhe të shëmtuarës. Videoklipi prezenton dy ‘’fytyra’’ të ndryshme të përditshmërisë në Prizren, në njërën anë një qytet i cili mëton të njihet si destinacion turistik, dhe në anën tjetër një qytet të kthyer në deponi mbeturinash, objekte të kanosura nga rrënimi, punime në rrugë të tejzgjatura…E bukura dhe e shëmtuara aktualisht bazhkëdyzojnë në qytetin historik, përderisa bëhet thirrje për përgjegjësi më të madhe institucionale në eliminim të fenomeneve negative dhe mbizotërim të vlerave.

Rrjetëzimi