Qyteti i Merimangave - Valizake Elshani

‘’Qyteti i merimangave’’ vë në pah një dimension tjetër të Prizrenit, nën rrjetat e dendura të kabllove eletrike. Qielli prizrenas ndërpritet vizuelisht nga ‘’rrjetat e merimangave’’ të cilat lidhen nga shtylla në shtyllë. Shtyllat në rënje dhe dominimi i kabllove elektrike në këtë masë jo vetëm që rrezikojnë jetën e qytetarit, por ato ndikojnë edhe në imazhin kulturor e historik të Qendrës Historike të Prizrenit. Prania e tyre bëhet pjesë e të gjitha fotografive të realizuara nga turistët dhe kalimtarët, duke zbehur përjetimin të vlerave të trashëgimisë kulturore prezente në Prizren.

Rrjetëzimi