403 tituj për lexuesit e shkollës fillore “Idriz Seferi” në Kaçanik

Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Rinora Dema, si shqetësim ka shfaqur mungesën e librave dhe inventarit të bibliotekës për shkollën “Idriz Seferi” që gjendet në vendbanimin e saj.

Çështja e bibliotekave të varfra është duke u shfaqur si problematikë në secilin cikël të Shkollës së Aktivizmit, prandaj përsëri i bëjmë thirrje institucioneve që t’i kushtojnë vëmendje këtij shqetësimi duke qenë se bibliotekat janë një nga burimet më të rëndësishme për zgjerimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve të nxënësve. Institucionet duhet të kontribuojnë në promovimin e leximit tek të rinjtë përmes ofrimit të bibliotekave të pasura, pasi që si rrjedhojë ky do të ishte një investim direkt në ngritjen akademike të rinisë.

EC në bashkëpunim me nxënësen që ka propozuar këtë inicativë ka hapur thirrjen për dhurim të librave, me ç’rast në bashkëpunim me shkollën janë mbledhur 403 tituj të cilët janë akomoduar në një raft të cilin e ka ofruar EC-i.

EC falënderon qytetarët për kontributin e tyre me fondin e dhuruar të librave dhe fton të tjerët që të zgjerojnë këtë bibliotekë përmes dhurimit të titujve tjerë.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

Rrjetëzimi