Aksion kundër bllokimit të trotuareve

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me të rinjtë e shkollave të mesme të Prizrenit ka zhvilluar një aksion kundër bllokimit të trotuareve para shkollave. Pas aksionit rrugor, organizata do të dërgojë kërkesën e këtyre të rinjve për zhbllokim të trotuareve para shkollave, institucioneve përgjegjëse. Aksioni u ndërmarr si pjesë e veprimeve avokuese të projektit "Qyteti Gjithëpërfshirës...", ku bllokimi i trotuareve është evidentuar si një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prizrenit. 

Rrjetëzimi