Aksion pastrimi në rrugën “Halim Bytyqi”

EC Ma Ndryshe ka organizuar aksion pastrimi përgjatë rrugës “Halim Bytyqi” në Prizren.


EC vazhdimisht angazhohet për pastrimin e hapësirave publike, me qëllim të krijimit të hapësirave më të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut si dhe për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.


Kjo iniciativë vullnetare ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve duke u bërë thirrje për kujdes më të shtuar ndaj mjedisit nga ana e tyre. Po ashtu, një nga arsyet e kësaj gjendje në këto hapësira është edhe lënia pas dore dhe mos investimi në to edhe nga institucionet përkatëse, duke përfshirë kështu mungesën e infrastukturës së duhur dhe mungesën e konteinerëve/shportave.

Rrjetëzimi