Aksion Pastrimi nga EC Ma Ndryshe

Për të disatën herë radhazi, EC Ma Ndryshe ka organizuar aksion pastrimi së bashku me pjesëtarët e stafit. Destinacioni i ditës së sotme ka qenë stacioni i trenit në Komunën e Prizrenit.
Përgjatë këtij aksioni, është bërë pastrimi i kësaj zone duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “EKO REGJIONI” ka asistuar në grumbullimin final të mbeturinave të mbledhura.
Ky aktivitet synon të përcjellë mesazhin për mirëmbajtjen e hapësirave publike nga ana e organeve kompetente. Njëkohësisht, EC inkurajon të gjithë qytetarët për kujdes më të shtuar dhe mbrojtje të mjedisit me qëllim të promovimit të përgjegjësisë qytetare, krijimit të ambienteve të pastra si dhe përmirësimin e imazhit të qytetit.
Aksione të tilla, pritet të organizohen në vazhdimësi, duke respektuar masat dhe udhëzimet Anti Covid-19.

Rrjetëzimi