Autoritetet të mbikëqyrin çdo aktivitet ndërtimor në Qendrën Historike

Praktika e dëmtimit të objekteve të vjetra me vlerë që ndodhen në Qendrën Historike të Prizrenit nga faktori njeri po vazhdon. Rasti i fundit i këtillë ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Hysen Rexhepi” në Prizren, me ç’rast është rrënuar muri anësor i objektit të Kryqit të Kuq. Informatat fillestare tregojnë se në këtë rast nuk ka pas rrënim të qëllimshëm dhe se një gjë e tillë ka ndodhur si rrjedhojë e mungesës së masave mbrojtëse ndaj objektit fqinj. Lexo reagimin.

Rrjetëzimi