Debati “Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren”

Debati “Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren” në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal”, u mbajt më 4 mars 2013 në  Restaurant Marashi (Lagjia Marash) në Prizren. Panelistë të debatit ishin: Z. Zekë Çeku, ekspert i turizmit, Z. Urim Ukimeri, koordinator i kulturës në komunën e Prizrenit, Z. Veton Nurkollari, Dokufest dhe Besar Haxhibeqiri, koordinator i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren - RrOK.  Në debat u diskutua për potencialin turistik dhe kulturor që e ka komuna e Prizrenit e poashtu edhe për neglizhiencen e treguar nga institucionet lokale për ta promovuar këtë potencial. Konkludim nga debati ishte  sa tashmë është koha e fundit kur potenciali turistik e kulturor i Prizrenit duhet të shihen dhe trajtohen si shtyllat kryesore të zhvillimit të qytetit.
 

Rrjetëzimi