Debati “Politikat e financimit të kulturës në nivel Lokal”

Debati “Politikat e financimit të kulturës në nivel Lokal” në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal”, u mbajt më 25 janar 2013, në Restaurant Marashi (Lagjia Marash) në Prizren. Panelistë të debatit ishin: Znj. Vjollca Aliu, drejtoreshë e departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Z. Ruzhdi Rexha, nënkryetari i komunës së Prizrenit, Z. Sali Shoshi, drejtor i CHwB, Zyra në Prishtinë dhe Z. Bari Zenelaj, drejtor i OJQ ATTA në Prizren. Në këtë debat u trajtuan çështje të ndryshme të financimit të kulturës në përgjithsi dhe në komunën e Prizrenit në veçanti dhe u konkludua që as në nivel lokal e as në atë qendror nuk ka politika fiskale të cilat do të rregullonin mënyrën e financimit të kulturës. Poashtu, konkludim tjetër nga ky debat ishte që kultura nuk konsiderohet shtyllë e zhvillimit të vendit por barrë e këtij procesi.
 

Rrjetëzimi