Dita Botërore e Mjedisit shënohet me aktivitet ndërgjegjësues për nxënësit në Dragash

Me rastin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, EC Ma Ndryshe ka organizuar një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Ilmi Bahtijari” në Blaç të Komunës së Dragashit. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e kujdesit për mjedisin dhe edukimin e brezit të ri mbi rëndësinë e mbrojtjes së tij.


Në ambientet e shkollës, nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në një lojë edukative mjedisore, e cila synon të rrisë njohuritë e tyre për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore, si dhe të forcojë vetëdijen për mbrojtjen e natyrës përmes një qasjeje argëtuese dhe ndërvepruese.


Përmes sfidave dhe pyetjeve edukative, loja i angazhon pjesëmarrësit në mësimin e praktikave të qëndrueshme dhe në kuptimin e rëndësisë së ruajtjes së pasurive natyrore dhe mbrojtjes së ambientit.


Dita Botërore e Mjedisit, e shpallur nga Kombet e Bashkuara, shënohet çdo vit më 5 qershor dhe synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Rrjetëzimi