Dita Botërore e Mjedisit shënohet me aktivitete ndërgjegjësuese për nxënësit dhe komunitetin në Petrovë të Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka shënuar 5 Qershorin - Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Lekë Dukagjini”, paralelet në lagjen Petrovë, me qëllim të shtimit të kujdesit për mjedisin dhe edukimin e brezit të ri për rëndësinë e mbrojtjes së tij.


Bazuar në kërkesat e komunitetit shkollor, në këtë aktivitet janë vendosur 4 shporta të vogla për mbeturina përgjatë rrugës së lagjes që frekuentohet çdo ditë nga nxënësit në vajtje-ardhje në shkollë. Këto pika janë identifikuar si zona ku shpesh ndotet mjedisi për shkak të mungesës së infrastrukturës për hedhjen e mbeturinave.


Përveç ndërhyrjes praktike në terren, nxënësit në hapësirën shkollore kanë pasur mundësinë të luajnë edhe lojën mjedisore edukative. Loja synon të rrisë njohuritë e nxënësve për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore, sikurse edhe të forcojë vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë argëtuese.

Rrjetëzimi