EC dhe MODERNe - Iniciativa për Vlerësimin, Mbrojtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë në kuadër të projektit “MODERNIZMI NË PRISHTINË – Shenjëzimi dhe promovimi i Arkitekturës Moderne në Prishtinë’’ kanë realizuar hartën interaktive ‘’Ecje në trashëgiminë moderne të Prishtinës’’

Trashëgimia moderne në Prishtinë (1960 – 1990) numëron një numër të konsiderueshëm të shembujve të mirë të arkitekturës moderne, përcjellur me vlera kulturore, sociale dhe ekonomike që stimuluan dhe shoqëruan ndërtimin e tyre. Megjithatë, kjo pjesë e trashëgimisë tonë shpesh gëzon një reputacion negativ, e kategorizuar si ‘e huaj’ dhe e imponuar. Si rezultat i këtij reputacioni negativ, si dhe faktorëve të tjerë të ndërlidhur - siç janë ndryshimet politike dhe shoqërore të pas viteve '99 në Kosovë, kryesisht të ndikuara nga procesi i privatizimit, një numër i konsiderueshëm i objekteve të trashëgimisë moderne u degraduan dhe pjesa e mbetur vazhdon të jetë në rrezik të ambicieve për rrënim apo adaptim deri në tjetërsim të gjendjes burimore.


‘’Ecje në trashëgiminë moderne të Prishtinës’’ synon të stimulojnë një ‘ecje virtuale’ në një numër të caktuar të objekteve të arkitekturës moderne në Prishtinë, përmes shpalosjes së shkurtër të kualiteteve të tyre estetike, funksionale, përmbajtjesore, sociale e kulturore. Ky udhëtim në një ‘rreth’ të objekteve të trashëgimisë moderne bën thirrje për më shumë vëmendje dhe vlerësim të kësaj periudhe të trashëgimisë tonë. Për më shumë: https://ecmandryshe.org/.../210809161530_ECJE_NE...


Projekti “MODERNIZMI NË PRISHTINË – Shenjëzimi dhe promovimi i Arkitekturës Moderne në Prishtinë’’ është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës.

Rrjetëzimi