EC-i realizon aktivitetin ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit me nxënësit e Nashecit në Prizren

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunitetin shkollor të SHFMU "Luigj Gurakuqi" në Nashec të Prizrenit ka realizuar aktivitetin ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e vlerave natyrore të Kosovës.
Fillimisht në hapësirën shkollore nxënësit e klasave VI kanë pasur mundësinë që të luajnë lojën mjedisore edukative, përmes të cilës ata rrisin njohuritë për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore dhe me argëtim ndërgjegjësohen për nevojën e mbrojtjes së mjedisit.
Pas lojës ndërvepruese, bazuar në kërkesat e komunitetit shkollor në kuadër të këtij aktiviteti janë vendosur 3 shporta dhe 2 ulëse, të cilët do të shërbejnë për menaxhimin më efikas të mbeturinave, por edhe për shfrytëzimin e hapësirës së jashtme të shkollës në mënyrë më efektive nga nxënësit.



