EC Ma Ndryshe dhe zyrtarët komunalë në Suharekë diskutojnë sfidat mjedisore

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Emergjencave, drejtorin e Inspektoratit, si dhe me inspektorët mjedisorë e urban në Komunën e Suharekës, ku janë diskutuar sfidat mjedisore dhe çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore në këtë komunë.


Gjatë takimit është prezantuar puna dhe angazhimi i EC Ma Ndryshe në fushën e mjedisit, me fokus të veçantë në mbrojtjen e lumenjve, trajtimin e ndotjes dhe adresimin e degradimit të hapësirave natyrore.


Në kuadër të diskutimeve me zyrtarët e Komunës së Suharekës janë trajtuar një sërë problemesh që prekin territorin e kësaj komune, përfshirë ndotjen e ujërave, betonizimin e shtretërve të lumenjve, degradimin e tokave bujqësore, menaxhimin e mbeturinave inerte dhe rehabilitimin e zonave të dëmtuara nga aktivitetet ekonomike.


Krahas kësaj, zyrtarët komunalë kanë adresuar shqetësime lidhur me mungesën e koordinimit institucional dhe kufizimin e kompetencave të nivelit lokal në trajtimin e çështjeve mjedisore, veçanërisht në raport me menaxhimin e lumenjve dhe kontrollin e investimeve pranë tyre.


Takimi shërbeu si platformë për shkëmbim informacionesh dhe diskutim të sfidave me të cilat përballen institucionet lokale në mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit.

Rrjetëzimi