EC Ma Ndryshe forcon partneritetin me DokuFest-in për tranzicionin e gjelbër

EC Ma Ndryshe dhe DokuFest kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për fuqizimin e partneritetit në zbatimin e aktiviteteve që synojnë promovimin e tranzicionit të gjelbër përmes filmit, edukimit dhe angazhimit komunitar.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Horizonte të Gjelbra - Nisma e Tranzicionit të Gjelbër nga të Rinjtë dhe Komuniteti në Kosovën Perëndimore”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe në partneritet me Care International Balkans dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, si dhe me Syrin e Vizionit si bashkë-zbatues.



