EC Ma Ndryshe ka organizuar dy fokus grupe me profesionistë dhe me qytetarë, me qëllim të identifikimit të sfidave dhe potencialeve që kanë objektet muzeale të qytetit të Prizrenit.

EC Ma Ndryshe ka organizuar dy fokus grupe me profesionistë dhe me qytetarë, me qëllim të identifikimit të sfidave dhe potencialeve që kanë objektet muzeale të qytetit të Prizrenit.


Fokus grupet me temën “Sfidat, përparësitë dhe mundësitë e objekteve muzeale të qytetit të Prizrenit” janë mbajtur në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren, me pjesëmarrje të drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve muzeale të qytetit të Prizrenit, profesionistëve të fushës, duke përfshirë: historianë, arkitektë, arkeologë, antropologë, etnologë, albanologë dhe guida turistike, përfaqësuesve të shkollave fillore, të organizatave studentore si dhe të organizatave të personave me aftësi të kufizuar.


Diskutimet, propozimet dhe sugjerimet e dala nga ky diskutim i hapur do të përfshihen në hulumtimin, të cilin EC është duke e realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore përmes fuqizimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe inovative në institucionet muzeale të qytetit të Prizrenit”, përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit.

Rrjetëzimi