EC Ma Ndryshe në konferencën e OSBE për qeverisjen lokale

Ec Ma Ndryshe morri pjesë në "Konferencën për shkëmbimin e praktikave më të mira rajonale për angazhimin e qytetarëve në çështjet e qeverisjes lokale" e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Në këtë konferencë përfaqësuesja e EC Ma Ndryshe prezantoi përvojën e organizatës në fushën e monitorimit të Komunës së Prizrenit dhe Mamushës në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit dhe Mamushës”. Në konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues të OSHC-ve nga shtetet e rajonit si: Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi të cilët poashtu ndanë përvojat e tyre të bashkëpunimit me qeveritë lokale. Në konferencë u konkludua se  mbikqyrja e ekzekutivit dhe legjislativit nga shoqëria civile është shumë me rëndësi për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve komunale.
 

Rrjetëzimi