EC Ma Ndryshe vazhdon kontributin për gjelbërimin e hapësirave publike

Është realizuar edhe një aksion i mbjelljes në hapësirën publike përgjatë rrugës “Edit Durham” në lagjen Bazhdarhane. Këto aksione të mbjelljes, EC-i po i realizon duke u bazuar edhe në dokumentin të cilin e ka hartuar më parë, “Trees in the Townscape-Pemët në peisazhin e qytetit”, dokument ky i cili ofron grupin gjithëpërfshirës të 12 parimeve të orientuara të cilat mund të përshtaten me kontekstin unik të qytetit. https://ecmandryshe.org/.../200823152551_Drunjte_ne...


Mungesa e hapësirave të gjelbra ka një numër pasojash për një komunitet pasi që i privon ata nga hapësira për socializim dhe i ekspozon ata ndaj zhurmës dhe ajrit të ndotur.


Duke e ditur rëndësinë e hapësirave të gjelbërta, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për shtim të këtyre hapësirave, por njëkohësisht bën thirrje edhe tek qytetarët dhe institucionet për mirëmbajtje të tyre.

Rrjetëzimi