EC shënon “Ditën Pa Makina”

EC Ma Ndryshe sot ka shënuar “Ditën Pa Makina” në Prishtinë dhe në Prizren. Në të dyja qytetet, në formë tabele janë paraqitur të dhëna mbi ndotjen e shkaktuar nga transporti si dhe dobitë që sjell përdorimi i biçikletave, të cilat qytetarët kanë pasur mundësinë t’i lexojnë.


Në të njëjtën kohë është bërë shpërndarja e këtyre porosive edhe në formë të broshurës tek qytetarët. Gjatë shpërndarjes së këtyre broshurave kanë ndihmuar edhe të rinj vullnetarë nga Prishtina dhe Prizreni.


Ky aktivitet synon sensibilizimin e qytetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimin e makinave, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin. Prandaj EC i bën thirrje qytetarëve që me qëllim të mbrojtjes së mjedisit të shmangin përdorimin e makinave, duke përdorur më shumë transportin urban, biçikletat dhe ecjen në këmbë në distanca të shkurtra.

Rrjetëzimi