EC shkëput komunikimin me institucionet që i mban përgjegjëse për tragjedinë

Për shkak të tragjedisë së javës së kaluar në Qendrën Historike të Prizrenit, për të cilën institucionet kompetente nuk kanë dhënë ende përgjegjësi morale e ligjore, EC Ma Ndryshe ka vendosur që deri në të ardhmen të shkëpusë të gjitha format e bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.

Institucionet e lartpërmendura i konsiderojmë përgjegjëse direkte për tragjedinë e javës së kaluar dhe derisa krerët e tyre të japin dorëheqje dhe ndiqen penalisht, nuk do të pranojmë të komunikojmë e dialogojmë në asnjë formë me ta. Ne do të jemi pjesë e protestës së 15 qershorit në Prizren dhe e veprimeve të tjera civile për të kërkuar llogari për tragjedinë.

EC Ma Ndryshe do të vazhdojë punën e vet në mobilizim të komunitetit dhe avokim publik për një qytet më të mirë.

Rrjetëzimi