EC vazhdon me intervenime të gjelbërta në Komunën e Prishtinës

EC realizoi një aksion të radhës të gjelbërimit në rrugën Rinia, në Prishtinë. Hapësira e lënë pa kujdes dhe për kohë të gjatë e shfrytëzuar për vendparkim nga automjetet, tani është pasuruar me fidanë të llojit Katalba. Fidanet e mbjella në këtë rrugë pritet të sjellin përfitime të shumta duke ofruar ajër më të pastër, duke e reduktuar zhurmën dhe në të njëjtën kohë, do të shërbejnë edhe si pengesa që parandalojnë uzurpimin e hapësirave publike nga automjetet e parkuara.


EC do të kontribuoj në vazhdimësi në iniciativën për shtim të hapësirave të gjelbërta , si dhe u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për mirëmbajtjen e tyre.

Rrjetëzimi