Eko Klubi “Remzi Ademaj” realizon projektin mjedisor

EC Ma Ndryshe ka përuruar projektin mjedisor të rradhës në gjimnazin "Remzi Ademaj" në Prizren. Me anë të këtij projekti Eko Klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në oborrin dhe hapësirat e brendshme të shkollës, duke e shndërruar kështu atë në një ambient rekreativ që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit.


Me anë të këtij projekti në këtë shkolle janë mbjellur drunjë dhe bimë shumë vjeçare, janë vendosur ulëse eko miqësore, parkingje për biçikleta dhe hapësira e brendshme e saj është zbukuruar me lule shumëvjeçare dhe myshqe natyrale.


Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Prizrenit.

Rrjetëzimi