Ekspozita e Vullnetarëve të Kulturës

Vullnetarët të cilët ishin përfituesit direkt të projektit “Vullnetarët e Kulturës”, në fazën e tretë të implementimit të aktiviteteve të projektit që ishte "Avokimi”, me 1 shkurt 2013, organizuan ekspozitën me fotografi me pamje të qytetit të vjetër të Prizrenit dhe fotografi me pamje të qytetit të sotëm. Ekspozita qëndroi e hapur në 'Shadërvan' - qendër të qytetit të Prizrenit për tri ditë dhe  u vizitua nga qytetarë të shumtë të Prizrenit gjatë ditëve që ishte e hapur.
 

Rrjetëzimi