Ekspozita “Prizreni po lulëzon”

EC Ma Ndryshe sot ka organizuar ekspozitë të fotografive në Sheshin Shatërvan në Prizren. Ekspozita “Prizreni po lulëzon” u organizua në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...” financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Ekspozita përmbante fotografi të realizuara nga stafi i organizatës dhe qytetarët e Prizrenit, të cilat tregojnë nivelin e kaosit, degradimit, papastërtisë dhe ngulfatjes në të cilën gjenden shumë lagje të Prizrenit. Këto fotografi edhe një herë dëshmuan cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit, të cilët përballen me mjedis të ndotur, infrastrukturë të pamjaftueshme, zaptim të hapësirës publike, rrezikim të sigurisë publike.  Për më shumë lexoni komunikatën.

Rrjetëzimi