Fillon Shkolla e Aktivizmit Urban

EC sot ka filluar me Shkollën e Aktivizmit Urban, pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’. Qëllimi kryesor i Shkollës së Aktivizmit është që përmes organizimit të ligjëratave dhe inicimit të intervenimeve direkte në qytet, nxënësit dhe studentët të njihen më shumë për kuptimin e aktivizmit urban dhe praktikat e mira. 20 të rinjë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë janë bashkuar në një proces 4 mujor të edukimit të aktivizmit. Eliza Hoxha me temën ‘’Qyteti dhe Dashuria’’ dhe Zana Sokoli me temën ‘’Të Rinjtë dhe Planifikimi Urban ‘’ kane fillluar javën e parë të Shkollës së Aktivizmit Urban, përderisa pjesëmarrësit i ka përshëndetur Artan Abrashi në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Të rinjtë përveç se do të njhen me principet e aktivizmit urban në një seri ligjeratash nga 12 ligjërues të ndryshëm, ata parelelisht do të punojnë në konceptimin e 6 intervenimeve qytetare të cilat do të realizohen gjatë modulit pasues të Shkollës së Aktivizmit Urban.

Rrjetëzimi