Fuqizimi i grave përmes ngritjes së shkathtësive artizanale

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbështetjen e grupeve të nënpërfaqësuara EC në bashkëpunim me Roma Versitas Kosova ka filluar trajnimin mbi zhvillimin e shkathtësive artizanale drejt pavarësisë së grave të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas. Në kuadër të këtij trajnimi po marrin pjesë 10 gra pjesëmarrëse të cilat nën mentorim të ekspertes do të aftësohen për të krijuar punime dore tradicionale të cilat në fund të punëtorisë do të ekspozohen në një panair të punës.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 

Rrjetëzimi