Gjykata dhe Qytetarët

Sot me datë 7 maj 2014, EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë” , mbajti debatin “Gjykata dhe qytetarët “në Qendrën Europa në Prizren. Debati kishte synim të nxisë komunikimin mes qytetarëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren. Për të diskutuar me qytetarët, në këtë debat të pranishëm ishin: Ymer Hoxha, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, Zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren, Naim Kurtishi, gjykatës civil, Skender Çocaj, gjykatës penal dhe Sefer Gutaj, gjykatës për kundërvajtje.

Në pjesën e parë të debatit, u prezantua projekti me qëllim të informimit të të pranishmëve për mundësitë që ju ofrohen nga ky projekt, më pas përfaqësuesit e Gjykatës folën për përgjegjëitë, rolet dhe punën e tyre si dhe për të drejtat, mundësitë dhe shërbimet që i ofron gjytkata për qytetarët e Prizrenit.
Pjesa e dytë e debatit ishte më interaktive, me pyetjet dhe komente nga studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqersië civile. Në takim u diskutuan çështje si çasja për PNV (Personat me Nevoja të Veçanta) dhe mundësitë për gjykim të barabartë të PNV-ve në Gjykatën Themelore në Prizren, të rejat që ka sjellur reformimi i sistemit gjyqësor, mundësitë për takime direkte me kryetarin e gjykatës dhe pjesëmarrjes në seanca gjyqësore, sfidat e gjykatës dhe mundësit e punës praktike për studentët e Fakultetit Juridik të UPz-së.

Projekti Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë përkrahet financiarisht nga USAID, mbikëqyret nga ATRC dhe implementohet nga EC Ma Ndryshe. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritja e besimit në sistemin e drejtësisë.

Rrjetëzimi