"Hajde!" në ditët e trashëgimisë shpirtërore në Prizren

EC Ma Ndryshe ka filluar zbatimin e pilot veprimit “HAJDE!”, përmes të cilit synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive dhe mbrojtjen/promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren. 


Ditët e trashëgimisë jomateriale do të organizohen prej datës 24 deri më 28 shtator 2014, dhe do të përcillen me aktivitete të ndryshme në teren, ku aktivitet kryesor është punëtoria pesë ditore e zejes së Filigranit, në të cilën janë përzgjedhur 12 pjesëmarrës, përmes thirrjes publike.  


Aktiviteti përmbyllës i pilot veprimit “HAJDE!”, organizohet me datë 28 Shtator 2014 në Kej, përballë Xhamisë Sinan Pasha në Shatërvan në orën 12:00.  


Për programin e plotë të aktiviteteve përgjatë kësaj jave të trashëgimisë jomateriale, shiko të bashkangjitur programin e plotë të aktiviteteve në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Rrjetëzimi