Hapat e parë në hartëzimin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë

Si pjesë e projektit “Transparenca online e komunës së Prishtinës”, EC Ma Ndryshe, në muajt e parë të këtij viti, ka hartuar dhe testuar një metodologji për evidentimin dhe hartëzimin e ndërtimeve pa leje. Objektivat kryesorë të kësaj metodologjie ishin skanimi i ndërtimeve në terren, identifikimi dhe regjistrimi i shkeljeve dhe paraqitja e shtrirjes së tyre në mënyrë grafike në hartë. Qëllimi i këtij evidentimi është bërja publike e shkeljeve ndërtimore në qytetin e Prishtinës por edhe rritja e nivelit të transparencës së Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

 

Komponenta të rëndësishme të kësaj metodologjie janë: evidentimi i gjendjes faktike në terren; analiza e planit rregullues të fundit të lagjes së trajtuar (por edhe i atyre detaje, aty ku paraqitet nevoja) dhe dokumentacionit tjetër (ortofoto, etj); analiza e lejeve të lëshuara për secilin objekt në lagjen e trajtuar, por edhe të kërkesave për leje; nxjerrja e të dhënave nga evidencat e inspeksionit të ndërtimit për lagjen e trajtuar dhe nxjerrja e të dhënave nga regjistri kadastral dhe i pronës. Testimi i metodologjisë u krye në Lagjen Pejton të qytetit të Prishtinës, ndërsa të dhënat e tjera u mblodhën pjesërisht përmes kërkesave për qasje në dokumente publike në drejtoritë përkatëse në komunën e Prishtinës. Metodologjinë e hartëzimit, por edhe të dhënat e mbledhura deri më tani për lagjen pilot, EC Ma Ndryshe ia dorëzoi Drejtorisë së Urbanizmit të komunës së Prishtinës, me kërkesën për plotësime të mëtutjeshme dhe implementimin e saj. Për më shumë lexo komunikatën

Rrjetëzimi