Harta e Aktivizmit

Është punuar harta e iniciativave në kuadër të projektit AktRural-Aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës, e cila përmban të gjitha nismat e aktivizmit të realizuara në bashkëpunim me nxënësit pjesëmarrës të shkollës së Aktivzmit.


Një ndër objektivat e synuara në kuadër të AktRural ka qenë realizimi i 50 nismave të aktivizmit në zona rurale duke përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit përmes adresimit të nevojave specifike të banorëve dhe përfshirja e mijëra të rinjve në realizimin e këtyre iniciativave. EC ka arritur që përmes bashkëpunimit me nxënësit, qytetarët e komunave, përfaqësuesit e institucioneve dhe në sajë të partneritetit të zhvilluar mes grupeve të komunitetit në zona të ndryshme t’i realizoj 88 nisma të aktivizmit që nga natyra ishin intervenime direkte, kërkesa zyrtare, peticione, trajnime, kampanja vetëdijesuese dhe aktivitete kulturore.
Në këtë hartë të iniciativave janë përmbledhur të gjitha këto nisma të realizuara si dhe mund t’i gjeni të bashkangjitura edhe komunat në të cilat janë realizur.


Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Gjeni hartën këtu.

Rrjetëzimi