Intervenime shumëngjyrëshe në trungjet e parkut të qytetit

EC Ma Ndryshe ka intervenuar me mbjellje të luleve dhe pikturim të lojërave të ndryshme për fëmijë në trungjet e drunjve të prerë në parkun e qytetit.


Këto intervenime janë ide të nxënësve pjesëmarrës në Shkollat e Aktivizmit në Komunitet të organizuara nga EC. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe grupi i vullnetarëve nga American Corner në Prizren “Young Adult Advisory Club Prizren”, të cilët kanë ndihmuar gjatë realizimit të intervenimit dhe kanë pasur mundësinë të luajnë me lojërat që janë pikturuar.


Qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes këtyre intervenimeve të rikthehen në jetë drunjtë e prerë dhe ata të shëndrrohen në mjete atraktive ku fëmijët do të kenë mundësi të luajnë dhe të shoqërohen mes vete.


Në këtë mënyrë ne po i rikthejmë ato në zbukurime peizazhi dhe po i ruajmë kujtimet e tyre për një kohë të gjatë.

Rrjetëzimi