Kalendari Kulturor i Prizrenit për vitin 2014

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren (RrOK) ka publikuar Kalendarin Kulturor të Prizrenit me mision për të ngritur, promovuar dhe koordinuar me efikasitet ofertën kulturistike të Prizrenit. Në këtë mënyrë RrOK synon të kontribuojë në rritjen e numrit të vizitorëve (turistëve) gjatë vitit 2014 dhe të ndikojë në rritjen e ekonomisë lokale përmes ofertës së strukturuar dhe promovimit kulturistik të Prizrenit.

 

Kalendari Kulturor sikurse edhe vitin e kaluar, ka për qëlim përmirësimin e koordinimit mes aktorëve relevantë në nivelin lokal (shoqëria civile, komuniteti kulturor, qeveria lokale, biznesi, etj.) në sferën e turizmit kulturor, ngritjen e cilësisë organizative të aktiviteteve ekzistuese dhe inicimin e aktiviteteve të reja kulturore.Ky kalendar përfshinë të gjitha ngjarjet kulturore që do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit nga janari në dhjetor si: festivalet, panairet, aktivietet e ndryshme ambientaliste, ato te folklorit etj. Kalendari Kulturor i Prizrenit për vitin 2014 numëron 35 ngjarje kulturore që organizohen si nga autoritetet publike ashtu edhe nga organizatat e kulturës së pavarur. Gjeni kalendarin këtu.

Rrjetëzimi