Kërkojmë rishikim të pozicionit në dialog dhe përgjegjësi politike

Dështimi i anëtarësimit në UNESCO është ndër goditjet më të fuqishme ndaj shtetësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nënshkrues të kësaj deklarate besojmë që ky moment nuk guxon të kalohet pa përgjegjësi politike dhe rishikim të pozicionit dialogues të Kosovës. Ne mendojmë që ky është ndër dështimet më të mëdha diplomatike të shtetit të Kosovës nga shpallja e pavarësisë dhe si i tillë duhet të na shërbejë si moment reflektimi për ndryshime të rëndësishme politike dhe institucionale. Përmes kësaj deklarate ne kërkojmë: 1. Vendosjen e kushteve të domosdoshme ndaj Serbisë për të vazhduar dialogun, 2. Sigurimin e mundësive për dialog të barabartë nga ana e Bashkimit Evropian, 3. Dhënien e përgjegjësisë institucionale për këtë dështim, dhe 4. Përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare ndaj trashëgimisë kulturore edhe pa qenë anëtare e UNESCO-s. Gjeni deklaratën e plotë këtu

Rrjetëzimi