Kino Lumbardhi të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore

Iniciativa për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit sot ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Kulturës për shpalljen e Kino Lumbardhit në Prizren, pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore. Në kërkesën e nënshkruar nga Eroll Bilibani (drejtor i Dokufest) në emër të 58 organizatave të Iniciativës, janë ofruar argumentet për përfshirjen e Kino Lumbardhit në Listën e Trashëgimisë Kulturore. 


Ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Rregullorja për shpalljen në mbrojtje ligjore, parashohin kriteret (vlerat) për përfshirjen e një prone në Listën e Trashëgimisë Kulturore. Kinemaja Lumbardhi plotëson së paku katër nga këto kritere: historike, shoqërore, teknologjike dhe rariteti. Kinoja është njëra ndër objektet më të vjetra publike që ka mbijetuar në Prizren (historike). Ajo është dëshmi e traditës filmike të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit (shoqërore). Kinoja ka sjellë në Prizren teknikën e avansuar të asaj kohe të projektimit përmes shiritit filmik 35 milimetërsh në ekranin e madh (teknologjike). Stili i ndërtesës (përmasat dhe posedimi i pjesës së hapur krahas asaj të mbyllur) paraqet një ekzemplar të rrallë në Kosovë dhe rajon, jo vetëm në kohën e ndërtimit, po edhe sot (rariteti). Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi