Komuna e Mamushës nuk po i zbaton rekomandimet e Auditorit

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit korrik  ka shqyrtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Mamushës në vitin 2013 (linku: http://oag-rks.org/repository/docs/3__Report_Mamushe_13_ALB_FINISHED_READY_FOR_PRINT_876199.pdf)  me një vështrim retrospektiv edhe në raportet e viteve 2012, 2011, 2010 dhe 2009.

Konkluzioni i përgjithshëm i Auditorit është se administrimi dhe raportimi financiar brenda kësaj komune vazhdon të përballet me dobësi marrë parasysh faktin se qeveria komunale nuk i ka zbatuar rekomandimet e mëhershme të ZAP-it. “Komuna nuk i ka adresuar rekomandimet tona nga vitet e shkuara. Komuna nuk ka një ndërtuar një proces të fortë që do të siguronte zbatimin e plotë dhe në kohë të rekomandimeve tona”, thuhet në raportin e ZAP-it. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi